Paralajmërim për rrezikun nga zjarret gjatë temperaturave të larta

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave e Komunës së Ferizajt, duke marrë parasysh rritjen e temperaturave dhe kushtet klimatike me thatësirë të madhe, paralajmëron qytetarët për rrezikun e shtuar nga zjarret në ambientet e hapura.

Në këtë kontekst, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të përmbahen nga çdo veprim që mund të shkaktojë zjarrvënie, përfshirë:

Ndezjen e zjarreve në ara, livadhe, pyje apo afër zonave të banuara

Djegien e mbeturinave, barërave të thata apo materialeve të tjera në hapësira të hapura

Përdorimin e pakontrolluar të pajisjeve për gatim ose ngrohje në natyrë.

Njoftojmë se ndezja e zjarreve në këto kushte paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për jetën, pronën dhe ambientin, dhe mund të çojë në pasoja të rënda për sigurinë publike.

Në rast të zjarrit apo shenjave të rrezikut, kërkojmë që qytetarët të njoftojnë menjëherë:

Brigadën e Zjarrfikësve – 193

Policinë e Kosovës – 192

Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave – 048 111 161

Apelojmë për vigjilencë dhe përgjegjësi qytetare nga të gjithë, me qëllim të mbrojtjes së jetës, pronës dhe mjedisit në territorin e Komunës së Ferizajt.

Me respekt,

DREJTORIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE EMERGJENCAVE

Komuna e Ferizajt

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron 4 Korrikun – Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Në emër të qytetarëve të Komunës së Vitisë dhe Institucioneve komunale, kam kënaqësinë dhe nderin …