Partners Kosova – Center for Conflict Management (Kosovë) në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit mbajtën një punëtori dy ditore

Partners Kosova – Center for Conflict Management (Kosovë) në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit mbajtën një punëtori dy ditore e cila kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve të institucioneve që punojnë për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm në Kosovë. Tema e kësaj punëtorie ishte “Së bashku për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë” në kuadër të projektit “Komunitetet të parat: Krijimi i një Qendre të shoqërisë civile për të adresuar ekstremizmin e dhunshëm – nga parandalimi në riintegrim”. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin zyrtar nga komuna e Hanit të Elezit të departamenteve të edukimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, zyrtar për barazi gjinore, punëtorë social, drejtorë të shkollave, të këshillit të prindërve, Policia e Kosovës, Forcat e Sigurisë së Kosovës, udhëheqësit fetarë, organizatat nga shoqëria civile dhe Këshillin Rinor Komunal. Projekti zbatohet nga Partners Kosova në bashkëpunim me Forum MNE (Mal i Zi), Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (Shqipëri), Centre for Common Ground (Maqedonia), DamaD Kulturni Centar, Novi Pazar (Serbi) dhe Hope and Homes for Children (Bosnje & Herzegovinë), me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …