Pas shtrëngatës se fortë e cila ishte shoqëruar me breshër, kryetari Haliti mobilizon sektorin e emergjencave dhe njësitin e zjarrfikësve në Viti

Pas shtrëngatës se fortë e cila ishte shoqëruar me breshër, kryetari Haliti mobilizon sektorin e emergjencave dhe njësitin e zjarrfikësve në Viti. Me qëllim të evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga shtrëngata, në terren kanë dal ekipet mobile të komunës së vitisë, ku janë evidentuar dëme në kulmin e objektit të ish shkollës së mesme teknike, kulmi i zhveshtores së stadiumit të qytetit, lisi i rrëzuar mbi telat e rrymës elektrike në fshatin Remnik, zjarrfikësit e komunës së Vitisë kanë intervenuar edhe në Komunën e Kllokotit, konkretisht në fshatin Verbovc ku lisi ka rënë mbi kulmin e një shtëpie. Gjithashtu sipas informatave të para ka dëmtime edhe nëpër ekonomitë familjare, konkretisht nëpër kulme të shtëpive. Sektori i emergjencave apelon tek qytetarët që për raste emergjente të jashtëzakonshme të lajmërojnë në numrin 112.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …