Pastrohet deponia për mbeturina inerte në Shkozë të Junikut

Komuna e Junikut ka pastruar lokacionin e sinjalizuar për mbeturina inerte në Shkozë, lokacion i caktuar për këtë fraksion mbetjesh me vendim të Kuvendit Komunal. Lokacioni i sinjalizuar për mbeturina inerte është pajisur edhe me kamera vëzhgimi që të evitohen abuzimet potenciale, ndaj luten qytetarët për respektim të vendimit për hedhje vetëm të mbeturinave inerte në këtë lokacion dhe shfrytëzim racional të hapësirës duke respektuar distancën me rrugën kryesore për të evituar rrezikshmëritë e mundshme në trafik.

Për mos respektim të vendimin do shqiptohen masa ndëshkimore.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …