leoni

Pastrohet për të pestën herë deponia për mbeturina inerte

Komuna e Junikut në vazhdën e aktiviteteve “Për Junikun e Pastër dhe Ekologjik” ka pastruar për të pestën herë lokacionin e sinjalizuar për mbeturina inerte në Shkozë. Lokacion i caktuar për këtë fraksion mbetjesh me vendim të Kuvendit Komunal. Lokacioni i sinjalizuar për mbeturina inerte është gjithashtu i mbuluar nga kamerat e sigurisë me mundësi vëzhgimi që të evitohen abuzimet potenciale, hedhja e mbeturinave inerte në këtë lokacion ndalohet për të gjithë qytetarët jashta Junikut, në të kundërtën do të iu shqiptohen gjoba, ndaj lusim qytetarët për respektim të vendimit për hedhje vetëm të mbeturinave inserte në këtë lokacion dhe shfrytëzim racional të hapësirës duke respektuar distancën me rrugën kryesore për të evituar rrezikshmëritë e mundshme në trafik.

Për mos respektim të vendimit do shqiptohen masa ndëshkimore.

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …