Në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorët e tij ka takuar pensionistët deçanas.
Me këtë rast kryetari Ramosaj tha se pensionistët tanë, janë brezi që sakrifikuan dhe kontribuan për ndërtimin e shoqërisë sonë.
Në këtë takim ai ka dëgjuar me vëmendjen më të madhe shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre dhe angazhimi i qeverisjes tonë, sipas Ramosajt mbetet i qartë, do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar që pensionistët të kenë kujdesin dhe mbështetjen që meritojnë.
Respekti dhe mirënjohja për ta nuk janë vetëm fjalë, por një detyrim për të gjithë ne.
Jemi bashkë gjithmonë, ka thënë ndër të tjera i pari i komunës z. Bashkim Ramosaj, gjatë bashkëbisedimit me pensionistët nga komuna e Deçanit.