Pensionohen Tahir Hyseni dhe Xhelal Imeri

Me rastin e pensionimit të mësimdhënësit të shkollës fillore “Bafti Haxhiu”, në Viti, Tahir Hyseni dhe punëtorit teknik të shkollës fillore “Njazi Rexhepi”, në Sllatinë të Epërme, Xhelal Imeri, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, i kanë pritur sot në takim. Kryetari Haliti, i falënderoj ata për kontributin e dhënë ndër vite në arsim dhe shkollë, duke e çmuar lartë punën dhe kontributin në edukimin e gjeneratave të shumta, organizimin e punëve brenda objekteve shkollore dhe në shenjë falënderimi për punën shumëvjeçare, iu ka ndarë nga një mirënjohje. Kryetari Haliti, tha se institucionet komunale do ta vazhdojnë traditën e respektimit të atyre që kanë kontribuar në edukimin, arsimimin dhe kujdesin e brezave të ri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj takon banorët e fshatrave Lloqan dhe Hulaj

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka …