Ish-drejtori i Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, Gaspër Demaj, u përcoll sot në pension me një vlerësim të veçantë për punën e tij shumëvjeçare në arsim. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i dorëzoi një mirënjohje në shenjë respekti për kontributin dhe përkushtimin e tij në zhvillimin e shkollës dhe për brezat që u rritën nën drejtimin e tij.
Kryetari Haliti vlerësoi se Demaj ka lënë gjurmë të qëndrueshme me punën profesionale dhe me qasjen e tij të qetë e të rregullt ndaj arsimit, duke e cilësuar atë si një prej figurave që i ka dhënë vlera gjimnazit.