Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, kanë pritur sot në takim mësuesin vitias, Nazim Bislimi, i cili është pensionuar. Me këtë rast kryetari Haliti, ka falënderuar atë për kontributin e tij shumë vjeçar në fushën e arsimit të gjeneratave të shumta, duke ju ndarë atij edhe një mirënjohje.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
