Mbrojtja e Hashim Thaçit heq dorë nga deklarata hyrëse, strategji e pazakontë në gjykimin për pengim të drejtësisë

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi nuk do të paraqesë deklaratë hyrëse në fillim të gjykimit për rastin e veprave penale kundër administrimit të drejtësisë, duke zgjedhur një qasje të pazakontë procedurale në këtë proces gjyqësor. Sipas raportimit “Betimi për Drejtësi”, njoftimi është bërë përmes një parashtrimi të datës 2 shkurt 2026 nga avokatja Sophie Menegon, e cila përfaqëson Thaçin. Mbrojtja ka theksuar se e rezervon të drejtën për të dhënë deklaratë hyrëse vetëm pasi Prokuroria të përfundojë paraqitjen e çështjes së saj. Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit është caktuar të nisë më 27 shkurt 2026. Ata përballen me akuza që lidhen me pengim të personave zyrtarë, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës. Sipas aktakuzës, Thaçi dyshohet se individualisht dhe përmes grupeve të tjera ka ndjekur një model veprimi për të ndikuar në dëshmitarë dhe për të penguar zyrtarët në kryerjen e detyrave, përfshirë vizita në objektin e paraburgimit gjatë vitit 2023. Pretendimet përfshijnë koordinime të disa grupeve për të ndikuar në dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Zgjedhja e mbrojtjes për të mos hapur procesin me deklaratë hyrëse shihet si lëvizje taktike, që mund të tregojë fokus në kundërshtimin e provave të Prokurorisë, por edhe tensionin procedural që po e shoqëron këtë proces paralel ndaj gjykimit për krime lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …