Pensionohet profesoresha Magbule Syla

Sot, u pensionua profesoresha e kimisë, Magbule Syla. Profesoresha Syla, ka kontribuar dhe ka shërbyer mbi 40 vite në procesin arsimorë në edukimin e shumë brezave, në komunën e Vitisë.

Në emër të institucioneve komunale të Vitisë, drejtoresha e arsimit, Fatbardha Emini së bashku me Mufail Halabaku, drejtor i shkollës së mesme të lartë “Kongresi i Manastirit” në Pozheran, i kanë ndarë një mirënjohje dhe e kanë falënderuar profesoreshën Syla për kontributin shumëvjeçar që ka dhënë ajo në edukimin e shumë gjeneratave në këtë komunë.

Përndryshe Magbule Syla, së fundmi ishte profesoreshë në shkollën e mesme të lartë “Kongresi i Manastirit” në Pozheran.

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …