leoni

Pensionohet zyrtari Financiar në komunën e Skenderajt, Halit Xhema

Me rastin e pensionimit të zyrtarit Halit Xhema, i cili për vite me radhë ka qenë Zyrtar kryesor Financiar në komunën e Skenderajt, është organizuar një koktej rasti ku kanë marrë pjesë kryetari i komunës Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, familjarë të Halit Xhemës, drejtorë komunal e zyrtarë të tjerë. Në fjalën e tij kryetari Nura i ka uruar pensionimin duke thënë se Halit Xhema ka qenë një profesionist i madh që me nderë e përgjegjësi e ka kryer detyrën e tij. Ai ka qenë i hapur dhe bashkëpunues gjithmonë ndaj gjithë kolegëve. Edhe nënkryetari Sami Lushtaku ka thënë se Halit Xhema ka qenë një prej zyrtarëve më punëtor e më të zellshëm, duke qenë shembull i punës profesionale. Kurse në shenjë nderimi dhe respekti për punën e tij, drejtori i financave Ismet Aliu i ka ndarë mirënjohje z.Halit Xhema duke i uruar pensionimin me dëshirat për shëndet e jetë të gjatë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt shpall “Qytetar Nderi” britanikun Vaughan Smith dhe amerikanin Benito Mares

Komuna e Skenderajt në kuadër të seancës solemne me rastin e Ditës së Çlirimit ka …