Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët se, për shkak të realizimit të punimeve infrastrukturore, do të bëhet bllokimi i përkohshëm i qarkullimit në rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharem Dina”, me datat 22 dhe 23 prill nga ora 08:00 deri në 16:45. Për banorë të lagjes do të mundësohet kalimi! Gjatë ditës së sotme (e hënë 21 prill 2025) do të ketë punime, por rruga nuk do të bllokohet plotësisht.

Gjatë kësaj kohe, luten të gjithë pjesëmarrësit në trafik të përdorin rrugë alternative, me qëllim shmangien e vonesave dhe pengesave në qarkullim.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …