Perfaqësuesit e UNICEF-it vizituan Drejtorin e Shëndetësisë dhe QKMF e Ferizajt

Menaxhmenti i QKMF-së dhe Drejtoria Shëndetësisë dhe Mirëqenjies Sociale të komunës së Ferizajt i mirëpritën në takim delegacionin e përfaqësuesve të UNICEF-it  dhe Ambasadori i Italisë, ndërsa të pranishëm ishin përfaqësuesit e HandiKosit të qytetit. Takim ky i rëndësishëm për të shkëmbyer ide për sfidat të arriturat të programit të Ministrisë së Shëndetësisë, Vizitat Shtëpiake për Nëna e Fëmijë nga 0-3 vjeç. Si QKMF e parë ndër pesë komunat është cilësuar si komuna që më së miri ka bashkëpunuar me ekipin e pilot projektit ,për të funksionuar si ekip bashkë me psikologun, llogopedin,punëtorin social dhe fizioterapeutin.

Nikoqirët falënderuan delegacionin për vizitën , për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të UNICEF-it e cila ka qenë gjithmonë shtyllë e fortë e zhvillimit të shërbimeve tona shëndetësore dhe një motivim i madh për të rritur cilësinë e kujdesit që u ofrojmë familjeve tona.

Meqërast një prezantim të shkurtër lidhur me punën e ekipeve të Vizitave Shtëpiake i cili si program ka filluar të implementohet në vitin 2015, e paraqiti Koordinatorja e tyre .

Në kuadër të këtij programi ofrohen vizita standarde për të gjitha gratë shtatzëna dhe fëmijët nga 0-3 vjeç,si dhe vizita shtesë për familjet e

cenueshme.

Që mga viti 2024 në QKMF,ka filluar zbatimi i Udhëzuesit për Monitorimin e Zhvillimit të gershëm të Fëmijëve(GMCD)gjatë vizitave në shtëpi,për identifikimin dhe referimin e rasteve të ngecjeve zhvillimore tek fëmijët 0-3 vjeç.

Për bashkëpunimin e mirë me QKMF dhe për rastet e fëmijëve me aftësi të kufizuar të kësaj moshe e prezantoi raportin shkurtimisht llogopedja nga Handikos.

Qëllimi i këtij takimi ishte për të ndihmuar në ndërtimin e strategjisë edhe më efektive drejt një sistemi shëndetësor më të fortë më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …