leoni

Përfundoi dëgjimi i katërt buxhetor me punëtorët shëndetësor

Në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec u mbajt dëgjimi i katërt publik me punëtorët shëndetësor. Drejtori për buxhet dhe financa në komunën e Rahovecit, Afrim Limani, paraqiti limitet buxhetore bazuar në Qarkoren e parë buxhetore, po ashtu potencoi që dëgjimet e hershme si këto, na ndihmojnë që nevojat dhe kërkesat të jenë më të qarta dhe më të drejtpërdrejta, si dhe të përfshihen në planifikimin e hershëm buxhetor për vitin 2026.

Gjithashtu, u diskutua mbi nevojat dhe prioritetet e përbashkëta të komunës dhe punëtorëve shëndetësor.

Të gjitha kërkesat evidentohen nga grupi punues dhe sipas mundësive buxhetore do të inkorporohen në Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2026.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë, ADA Austriake dhe Caritasi Zviceran diskutojnë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit

Sot, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga drejtorët komunal, Naim Pira …