leoni

Përfundoi faza e parë e repelimit të kafshëve

Në kuadër të aktiviteteve për parandalimin dhe luftimin e Etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), është i planifikuar aktiviteti i repelimit të kafshëve. Ky aktivitet në Komunën e Malishevës, ka filluar me datë 14.03.2017 dhe është përmbyllur me datë 05.04.2017. Numri i kafshëve të repeluara është rreth 16 mijë. Ka bërë të ditur, Hajdin Berisha, drejtor për shëndetësi dhe anëtar i shtabit komunal për luftimin dhe parandalimin e Etheve hemorragjike krime kongo. Kjo është vetëm faza e parë e repelimit, ndërsa do të kryhen edhe tri faza tjera deri në fund të sezonit të rrezikut nga EHKK.

“I falënderojmë të gjithë fermerët të cilët e kanë mirëpritur dhe mbështetur këtë aktivitet i cili është shumë i rëndësishëm në parandalimin dhe luftimin e EHKK. Faza e dytë e repelimit pritet të filloj kah mesi i këtij muaji, për çka fermerët do të njoftohen me kohë”,. Ka bërë të ditur Berisha.

Gjithashtu, edhe aktiviteti tjetër i rëndësisë së veçantë, ai i sensibilizimit dhe vetëdijesimit për mbrojtje nga pickimi i rriqrave, e që mund të ketë për pasojë edhe infeksion nga virusi i EHKK, në këtë kontekst janë mbajtur ligjërata në 18 shkolla fillore të mesme të ulëta, ndërsa këto ligjërata do të vazhdojnë edhe në shkolla tjera sapo të ketë përfunduar pushimi pranveror i nxënësve. Ligjëratat janë mbajtur nga profesionistë shëndetësor të QKMF ” Dr. Shpëtim Robaj ” në Malishevë.

“Përndryshe, deri më tani janë regjistrua 27 raste të pickimit nga rriqrat por që gjithçka është nën kontroll dhe rastet e deritanishme nuk kanë sjellë ndonjë shqetësim”, ka konfirmuar drejtori Hajdin Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

64 fermerë bletarë, pranuan 1616 kg dyll për 4860 koshere, bashkë me pajisje tymosjeje dhe nga një uniformë për çdo bletar

64 fermerë bletarë nga komuna e Rahovecit të cilët aplikuan sot, pranuan 1616 kg dyll …