Kryeministri Mustafa falënderon Amerikën për ndarjen e 50 milionë dollarëve për Kosovën

Kryeministri Mustafa pyet se kujt po i pengon progresi në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi të tij ka përmendur tri organizatat ndërkombëtare të cilat e vlerësojnë pozitivisht Qeverinë e Kosovës, duke thënë se rezultatet janë arritur me punë dhe jo me zhurmë e propaganda. “Janë tre organizata më kredibile ndërkombëtare që e lavdërojnë Kosovën dhe qeverisjen e saj: Freedom House (SHBA), Banka Botërore dhe Tubimi më i madh botëror i bizneseve. Freedom House  evidenton se vetëm Kosova ka përmirësim nga vendet e rajonit në luftën kundër korrupsionit, në pavarësinë e gjyqësorit, si dhe në pavarësinë e mediave. Gjatë këtij viti, 450 investitorë nga 54 vende të botës, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore e asociacioneve të biznesit nga e gjithë bota, i akorduan Kosovës çmimin për “Qeverinë më të mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësish. Banka Botërore konfirmoi se rritja ekonomike në Kosovë më 2016 ishte më e larta në Ballkanin Perëndimor dhe se ka kontribuar konsiderueshëm në krijimin e vendeve produktive të punës. Këto rezultate u arritën me punë dhe jo me zhurmë e propagandë e as me fushata. Ato figurojnë në raportet e institucioneve botërore. Nuk shlyhen! Lind pyetja, kujt po i pengon progresi i jashtëzakonshëm i Kosovës gjatë dy viteve të fundit dhe posaçërisht lufta kundër korrupsionit dhe tenderomanisë?!”, ka shkruar kryeministri Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Vetëvendosja ka shpallur zgjedhjet e brendshme lidhur me kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit

Vetëvendosja ka shpallur zgjedhjet e brendshme lidhur me kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 …