Me kërkesë të kryetarit të Komunës së Rahovecit Smajl Latifit, u mbajt seanca e jashtëzakonshme, ku u diskutua për shqyrtimin e propozim-vendimit për hapjen zyrtare të konsultimit publik për shqyrtimin e Projekt-dokumentit “Plani Zhvillimor Komunal-PZHK 2022-2030”. Nga kuvendarët u kërkua që të kaloj tutje faza e miratimit të vendimit për hapjen e periudhës së shqyrtimit publik, i cili më pas duhet të konfirmohet nga Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), respektivisht ta ketë përmbushjen e ligjshmërisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
