Përfundoi renovimi i hapësirave të brendshme të QMF-së në Krushë të Madhe

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, znj. Saranda Sallteku dhe bashkëpunëtorë të tjerë në praninë e stafit shëndetësor vizitoj hapësirat e brendshme të renovuara të Qendrës së Mjeksësisë Familjare në Krushë të Madhe.

Kjo Qendër shëndetsore në Krushë të Madhe, tashmë, i plotëson të gjitha kushtet infrastrukturore, sipas të gjitha standardeve, ndërsa profesionistët shëndetësorë do të kenë kushte të favorshme për të ofruar shërbime sa më cilësore, ka deklaruar kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati mban takimin e dytë publik me qytetarët më 19 dhjetor 2025

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar se takimi i Dytë publik …