Përkrahen bujqit kultivues të trangullit “kornishan” dhe të specit

Komuna e Rahovecit, në bashkëpunim me Qendrën Grumbulluese “Agro Celina” Sh.P.K., në vitin 2026 do të furnizojë bujqit me fidanë dhe materiale e me mjete të tjera bujqësore (inpute) për kulturën e trangullit “kornishan” dhe të specit.

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Rahovecit, në bashkëpunim me Qendrën Grumbulluese “Agro Celina” Sh.P.K., ka nisur një projekt të rëndësishëm për mbështetjen e fermerëve, duke fuqizuar prodhimin vendor dhe duke siguruar kushte më të mira për kultivimin e perimeve.

Përmes kësaj kontrate, do të mbulohen:

🔘Fidanët cilësorë të trangullit dhe të specit;

🔘Plehërimi dhe riplehërimi (kristalorët);

🔘Pesticidet;

🔘Mulqerimi (folia e zezë);

🔘Shporta për vjelje;

🔘Sistemi i ujitjes pikë-pikë;

🔘Ambalazhimi (shportat).

Bujqit, të gjitha informatat mund t’i marrin te Qendra Grumbulluese “Agro Celina” Sh.P.K.

Kontrolloni gjithashtu

Filluan punimet për renovimin e Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Llukë e Epërme

Sot, në vigjilje të 24 Marsit – Epopesë së Dukagjinit, kanë filluar punimet për renovimin …