Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati nderoi jetën dhe veprën e dëshmorëve të kombit, Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi, në 27-vjetorin e rënies së tyre heroike për lirinë e Kosovës.
Në këtë nderim përveq kryetarit Kastrati, morën pjesë përfaqësues të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së (OVL e UÇK-së), Dega në Malishevë, të prirë nga kryetari, Metush Kryeziu, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë.
Kryetari Kastrati, në fjalën e tij, theksoi se sakrifica e dëshmorëve është themeli mbi të cilin është ndërtuar liria dhe shteti i Kosovës. Ai u shpreh se kujtimi për ta do të mbetet i përhershëm dhe obligim institucional e kombëtar për të ruajtur dhe kultivuar vlerat për të cilat ata ranë.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
