Mbrojtja e Hashim Thaçi akuzon ZPS-në për shkelje të rregullave dhe cenim të gjykimit të drejtë

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në gjykatën speciale po hyn në një fazë të ndjeshme, i shoqëruar me akuza të forta nga mbrojtja për shkelje procedurale dhe cenim të standardeve të drejtësisë. Ekipi mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi ka ngritur shqetësimin se Zyra e Prokurorit të Specializuar  po vazhdon të dorëzojë prova edhe pas mbylljes së çështjes, në kundërshtim me rregullat në fuqi. Avokati kryesor, Luka Mishetiq, ka kërkuar nga trupi gjykues që të ndalojë menjëherë këtë praktikë, duke argumentuar se ajo bie ndesh me Rregullin 136 të Rregullores së Procedurës dhe Provave. Sipas tij, vazhdimi i dorëzimit të provave në këtë fazë përbën shkelje serioze dhe rrezikon të minojë të drejtën themelore për një gjykim të drejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron mbërrin në Mal të Zi para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mesazh i fortë për integrimin evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Mali i Zi në prag të Samitit …