Përkujtohen dëshmorët Nesim Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi së bashku me familjarë të dëshmorëve, me bashkëpunëtorë, me bashkëluftëtarë, me miq dhe me qytetarë të shumtë, kanë përkujtuar dëshmorët Nesimi Elshani nga Nagaci, Agron Fetahu nga Celina, Halim Hoti nga Krusha e Madhe dhe Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël në 36-vjetorin e përjetësimit, te vendi i rënies në lakun e Brestocit.

Janari ka thënë kryetari Latifi është ndër faqet më të rënda dhe më të ndritshme të historisë sonë kombëtare. Ai bart kujtesën e një populli që nuk u përkul dhe dëshmon që liria e Kosovës u shkrua me sakrificë, me qëndresë dhe me gjakun e bijve më të mirë të saj.

Qoftë i paharruar 27 janari i vitit 1990.

Lavdi dhe nderime për jetë e mot, gjakut të derdhur për liri!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj priti në takim Shefin e Zyrës Rajonale të UNMIK-ut, z. Lino Sciarra

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …