Përkujtohen dëshmorët Rasim Kiçina e Ragip Halilaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, familjarët, drejtorët e dy komunave, bashkëluftëtarët dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.

Me këtë rast, kanë vendosur lule te varri i dëshmorit Rasim Kiçina, në 20 – vjetorin e rënies së tij në altarin e lirisë, si dhe kanë nderuar me një minutë heshtje edhe dëshmorin Ragip Halilaj, i cili së bashku me Rasim Kiçinën kanë rënë heroikisht në të njëjtën ditë, me 30 maj të vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …