OVL-UÇK në Ferizaj më 6 mars 2020 organizon homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së

Përkujtohet Dëshmori i Kombit, Uran Tinova

Paraditen e së hënës, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorë të drejtorive komunale, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, përfaqësues nga organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë të dëshmorëve dhe dhjetëra qytetarë, bën homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të jetës dhe veprës së Dëshmorit të Kombit, Uran Tinova në 20 vjetorin e rënies së tij në altarin e lirisë. I pari i Ferizajt, Agim Aliu çmoi lartë sakrificën e Dëshmorëve të Kombit, për lirinë e vendit. Ai tha se gjaku i Dëshmorëve të Kombit, është ngjyra më e lavdishme e lirisë tonë. Vlerësim të lartë për trimërinë dhe sakrificën e tij patën edhe bashkëluftëtarët e Dëshmorit të Kombit, Uran Tinova. Ata thanë se ai ishte ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, guximin e së cilit dhe atdhedashurinë ia fali lirisë së Kosovës. Me përkulje dhe vendosjen e luleve në gurin e varrit të Dëshmorit të Kombit, Uran Tinova dhe lapidarin e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së, u mbyllën homazhet në nderim të jetës dhe veprës së Dëshmorit të Kombit, Uran Tinova në 20 vjetorin e rënies së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …