Përkujtohet ofensiva serbe e 15 prillit të vitit 1999 mbi popullatën e fshatrave Skifteraj e Smirë

Përfaqësues të Institucioneve Komunale të Vitisë dhe të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti për të përkujtuar viktimat e rëna dhe martirëve nga ofensiva e forcave paramilitare serbe mbi fshatin Skifteraj dhe Smirë. Këshilli i fshatit Gjylekar, përmes një postimi ka përkujtuar këtë ditë, duke rikujtuar se me 15 prill 1999, gjatë kësaj ofensive janë plagosur mbi 17 banorë, si dhe janë vrarë 6 persona në mesin e tyre pleq e fëmijë. Ndërkaq për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19 , homazhet në Viti janë bërë vetëm nga një numër i vogël i përfaqësuesve të komunës së Vitisë dhe të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …