Përurohen Kabinetët e lëndëve shkencore në Ratkoc, në kuadër të bashkëpunimit me IOM dhe ZKK

Si rezultat i bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit të komunës së Rahovecit me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Zyrën Komunale për Komunitete, sot, u realizua edhe një projekt shumë i nevojshëm dhe i rëndësishëm për nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Katër Dëshmorët” në Ratkoc, ku present ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Nga dita e sotme, nxënësit e mësimdhënësit e kësaj shkolle kanë në dispozicion kabinetet e lëndëve të fizikës, kimisë, biologjisë dhe matematikës.

Këto kabinete përmbajnë vegla, pajisje laboratorike dhe mjete konkretizimi, me të cilat nxënësit do ta kenë shumë më të lehtë të përvetësojnë në praktikë njohuritë teorike që marrin gjatë procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Ata, tash e tutje mund të demonstrojnë edhe prova dhe eksperimente shkencore, të cilat rrisin në mënyrë substanciale kurreshtjen e tyre për të mësuar sa më shumë dhe cilësinë e dijes që përfitojnë në shkollë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo Orav

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në një takim Shefin e …