leoni

Përurohen parkingu dhe hapësirat gjelbëruese në qytetin e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi me bashkëpunëtor dhe qytetar, kanë bërë prerjen e shiritit të projektit për krijimin e hapësirave gjelbëruese me parking, në mes Shoqatës së Gruas ” Hareja”.

Projekti i krijimit të hapësirave gjelbëruese me parking, ku gjendet edhe një park për fëmijë, buxhetit të komunës së Rahovecit i ka kushtuar 12.770  euro, dhe sipërfaqja e hapësirës gjelbëruese me parking është 740 metra katrorë.

Në lidhje me dy projektet e realizuara nga buxheti i komunës  fjalë falënderuese kanë shprehur edhe banorët Burim Jupa dhe Nisrete Sokoli, ndërkaq qytetarët të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë e prerjes së shiritit i premtuan kryetarit Vehapi, se maksimalisht do të përkujdesen dhe do ta ruajnë hapësirën gjelbëruese.

Po ashtu nga buxheti i komunës së Rahovecit i është ndërruar kulmi i njërës nga ndërtesat e cila gjendet përballë Shoqatës së Gruas “Hareja”. Deri të ndërrimi i kulmit ka ardhur pasi që viteve të fundit ka paraqitur problem për banorë, të cilit banojnë në këtë ndërtesë. Realizimi i projekt të ndërrimit të kulmit  kap vlerën e 9.800 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …