leoni

Përurohet objekti i ri i shkollës fillore “Lan Selimi” në fshatin Lumbardh

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me drejtorin komunal të Arsimit, z. Besnik Hulaj, përuroi objektin e ri të shkollës fillore “Lan Selimi” në fshatin Lumbardh.

Fëmijët e këtij fshati prej sot e nisin vitin shkollor në një shkollë moderne, me kushte të denja për mësim dhe zhvillim. Ky investim është një hap i madh drejt përmirësimit të infrastrukturës arsimore në komunën tonë.
Në këtë ditë të veçantë, përveç kryetarit Ramosaj dhe drejtorit Hulaj, ishte e pranishme edhe Ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, me të cilën ndamë gëzimin dhe emocionet e fillimit të ri shkollor.
Një falënderim i veçantë i shkon drejtorit të shkollës “Lan Selimi”, z. Burim Lekaj, si dhe të gjithë kolektivit për pritjen e ngrohtë dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në edukimin e gjeneratave të reja.
Po ashtu, për të uruar një vit të mbarë, u vizituan edhe shkollat e fshatrave Prapaqan, Isniq, Llukë e Epërme dhe Beleg.

Urime dhe suksese për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit në këtë vit të ri shkollor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati uron një fillim të mbarë shkollor

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati me rastin e fillimit të vitit të …