Përurohet vepra ‘Malisheva Poetike’, vëllimi i dytë për fëmijë 

Në kuadër të shënimit të  1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Shoqata për Kulturë dhe Letërsi ‘Tafil Kelmendi’ dhe Koordinatorja për të Drejta e Njeriut dhe Fëmijëve, Vera Bytyçi, organizuan përurimin e veprës ‘Malisheva Poetike’, për fëmijë. Në këtë manifestim morën pjesë shkrimtarët për fëmijë nga : Gjakova, Podujeva, Drenasi, Klina, Kamenica, Skenderaji, Suhareka, Kastrioti, Malisheva,  trojet etnike dhe diaspora, si dhe shkollat :’Naim Frashëri’ Banjë, ‘Ibrahim Mazreku’, Malishevë, ‘Afrim Buçaj’, Lladroc, ‘ Dëshmorët e Kombit’, Ngucat’,  ‘Ramadan Morina’, Damanek  dhe  ‘Fehmi Agani’ Turjakë. Të pranishmëve me nga një fjalë rasti, ju drejtuan, Fadil Javori, Kryetar i SHKL’Tafil Kelmendi’, Vera Bytyçi’, Sabit Berisha, shef i DAE-së dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala. Ata  ndër të tjera theksuan: ‘ Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja, investimi në fëmijë është investim i sigurt dhe investim që përmbush obligimet familjare, shkollore dhe shtetërore e kombëtare, prandaj gjithë së bashku dhe së cili nga përgjegjësia sektoriale duhet t’i kryen  përgjegjësitë e veta ligjore e shtetërore për fëmijët’. Kurse më pas referoi , Hamdi Mazreku për veprën dhe theksoi: ‘Kritikë të letërsisë për fëmijë kanë thënë se të krijosh për fëmijë është letërsi e vështirë nga ajo për  të rritur, sepse këta autorë duhet të janë të vëmendshëm që mos ta lëndojnë piskën e fëmijëve’. Më pas lexuan fëmijët krijimet e tyre dhe poetët për fëmijë dhe në fund secilës shkollë iu ndanë nga tre ekzemplarë të veprës, ‘Malisheva Poetike’.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …