Përurohet xhamia e re e Fshatit të Ri

Sot në Fshatin e Ri të Vitisë është përuruar xhamia e re e cila kryesisht është mundësuar falë mërgimtarit, Ajet Doberjanca. I ftuar në këtë ngjarje pos përfaqësuesve të Bashkësisë Islame të Kosovës, Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Viti ishte dhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Me këtë rast ai mbajti një fjalë rasti dhe uroj banorët e këtij fshati për objektin e ri fetar. Po ashtu në emër të komunës së Vitisë dhe të banorëve të këtij fshati ai ndau një mirënjohje për donatorin e xhamisë, Ajet Doberjanca. Përndryshe i pranishëm nga komuna ishte edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim zyrtarët policor të EULEX-it

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim zyrtarët policor të …