Plan i ri dhe mbështetje më e madhe për Teatrin e Ferizajt

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Bytyçi, ka zhvilluar sot një takim me trupën e Teatrit te qytetit te Ferizajt ku janë trajtuar çështje të rëndësishme që lidhen me funksionimin dhe avancimin e aktivitetit teatror.

Në fokus të këtij takimi ishte plani i punës për periudhën në vijim, hartimi i rregullores së re të funksionimit, si dhe mundësitë për ngritjen dhe zhvillimin e mëtejmë të teatrit në Ferizaj. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit shkëmbyen ide dhe propozime konkrete me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e cilësisë artistike.

Drejtori Bytyçi theksoi përkushtimin e DKRS-së për të mbështetur vazhdimisht teatrin dhe për të krijuar hapësira të reja që kontribuojnë në zhvillimin e skenës kulturore në qytet.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe artistëve, si dhe për avancimin e jetës kulturore në Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Shëndetit Oral

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar sot …