Planifikohet hapja e 150 kilometrave rrugë të reja fushore

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi planifikon hapjen e 150 km rrugë të reja fushore në pjesë të ndryshme të komunës.

“Hapja e rrugëve fushore e ka lehtësuar punën e bujqve dhe fermerëve tanë, duke bërë arat e fushat e tyre më të qasshme për makineritë e punës. Duke parë rezultatet dhe përfitimet e mëdha nga kjo mbështetje e vazhdueshme nga ana e Komunës, ne planifikojmë hapjen e 150 kilometrave rrugë të reja fushore në pjesë të ndryshme të komunës sonë, pa harruar mirëmbajtjen e rrugëve fushore ekzistuese” ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ka filluar zbatimi i kontratës mes Komunës së Ferizajt dhe Kompanisë Kosovamed Healthcare Sh.p.k.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj ka filluar zbatimin e kontratës mes komunës së …