Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se po i bëhet zgjidhje ndërtimit të urës dhe murit mbrojtës në fshatin Rastavicë, pas zgjidhjes së kontestit mes kompanive.
“Pas zgjidhjes së kontestit mes kompanive, jemi të lumtur që më në fund po i bëhet zgjidhje ndërtimit të urës dhe murit mbrojtës në fshatin Rastavicë.
Ky projekt do të eliminojë rrezikun nga vërshimet dhe njëkohësisht do t’i lehtësojë qarkullimin banorëve të këtij vendbanimi.
Do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve me projekte që përmirësojnë jetën dhe sigurinë në çdo cep të komunës sonë”, thuhet në postimin e kryetarit të Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.