Po pastrohet shtrati i Lumit Toplluha

Forcat e Sigurisë së Kosovës, me kërkesë të kryetarit të Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, po bëjnë pastrimin e shtratit të lumit Toplluha në Suharekë. Kryetari i ka falënderuar pjesëtarët e FSK-së, për gatishmërinë që po e tregojnë sa herë që Suhareka ka pasur nevojë. Në një fjalim rasti duke u takuar me pjesëtarët e FSK-së, kryetari Muharremaj ka thënë se do të vazhdojmë me aktivitete të tilla çdo ditë dhe do t’i përgjigjemi qytetarëve në çdo kërkesë të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan u mirëpritën motoristët e platformës “Liria ka Emër”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …