leoni

Po vazhdon projekti për hapjen dhe rregullimin e rrugëve të reja të arave

Projekte të shumta po zhvillohen në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë të komunës së Ferizajt, me qëllim lehtësimin e veprimtarisë së bujqve dhe fermerëve ferizajas. Së fundmi, është projekti për hapjen e rrugëve të reja të arave, duke i rregulluar ato me zhavor ku drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami doli për të parë nga afër realizmin e këtij projekti. Ai tha se ky investim po bëhet për të ulur kostot e shpenzimeve të bujqve në aktivitetin e tyre, duke mundësuar qasjen në tokat e tyre si dhe lidhjen që mundëson ky projekt me qindra hektarë tokë të punueshme, lehtësi kjo që do të vazhdoj si investim nga ana e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …