Po vazhdon regjistrimi i të gjithë qytetarëve të Deçanit, atyre që jetojnë brenda Kosovës dhe pjesëtarëve të Diasporës

Po vazhdon regjistrimi i të gjithë qytetarëve të Deçanit, atyre që jetojnë brenda Kosovës dhe pjesëtarëve të Diasporës. Ky proces do të mbyllet me datë 17 Maj 2024. Përmes regjistrimit, institucioneve të vendit ju ofrohet një pasqyrë demografike, sociale dhe ekonomike për Kosovën. Dhe kjo ju ndihmon për hartim të politikave e ofrim të shërbimeve më të mira për qytetarët. Pra është proces jetik për Kosovën. Për regjistrim, pyetje rreth regjistrimit apo ndihmë teknike, mund të kontaktoni Komisionin Komunal për Regjistrim në numrin +38346190273. Ju bëhet thirrje të gjithë qytetarëve, që të regjistrohen për të mirën e komunës dhe shtetit tonë!

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar punimet për ndërtimin e murit mbrojtës përgjatë shëtitores te lumi Lumbardh

Në Deçan kanë filluar punimet për ndërtimin e murit mbrojtës në njërën nga zonat më …