Policia e Kosovës mban ligjërata për pasojat nga përdorimi i narkotikëve

Në kuadër të angazhimeve të saj, me qëllim të parandalimit të përdorimit të substancave narkotike nga të rinjtë, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Stacionin Policor në Malishevë, në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashri” në Banjë të komunës së Malishevës, ka mbajtur ligjëratën për “Pasojat e përdorimit të  substancave narkotike”. Ligjëratat i ka mbajtur togeri policor Bajram Nuhi, shef i sektorit për bashkëpunim dhe parandalim në këtë drejtori të policisë, në mbështetje edhe të zyrtarëve policor të stacionit në Malishevë, Sala Bytyqi dhe Halime Bytyqi. Ligjërata është mbajtur me dy klasat e nënta te kësaj shkolle  me rreth 45 nxënës pjesëmarrës, ku është prezantuar edhe një dokumentar i shkurtër, me po të njëjtën temë. Gjithashtu  janë shpërndarë edhe fletëpalosjet me temat: ”Pasojat nga përdorimi i substancave narkotike”, “Dhuna në mes të bashkëmoshatarëve dhe delikuenca e te miturve” dhe “Keqpërdorimi i teknologjisë dhe rrjeteve sociale të komunikimit”. Nxënësit e pranishëm në këto ligjëratë kanë shprehur interesimin e tyre përmes pyetjeve që ata kanë parashtruar, dhe në fund janë shprehur të kënaqur nga përgjigjeje dhe njohurit që kanë marrë gjatë këtyre prezantimeve. Stacioni Policor i Malishevës  do të vazhdojnë me Ligjërata për vetëdijesimin e nxënësve me këto tema, edhe më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …