I pari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim Zyrtar Policor dhe përfaqësues të KEDS-it

Pas marrjes së vendimit dhe krijimit të komisionit për vlerësimin e damave të datës 16 dhe 17 dhjetorë 2017, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe  Emergjencave Izet Zenuni, kanë mbajtur një takim të përbashkët zyrtar me Policinë e Kosovës dhe KEDS-it. ku të pranishëm ishin Toger Alberim Mujaj zëvendës Komandanti  i Stacionit  policor në  Deçan, si dhe zyrtar të KEDS-it Halil Beqiraj dhe Sami Shala. Kryetari Ramosaj, në këtë  takimi falënderoi  për gatishmërinë dhe punën e pa lodhshme të ekipeve të KEDS-it si dhe Policisë, të cilët gjatë tërë kohës kanë qenë në teren bashkë, për të qenë sa më afër qytetarit në situatën e krijuar, ndër të tjera kryetari Ramosaj tha se ne si institucion kemi mbajt një takim të jashtëzakonshëm më zyrtarët kompetent të dikastereve përkatëse  për situatën e krijuar, kemi nxjerr një vendim dhe kemi ndërtuar një komision prej 5 anëtareve të cilët do të bëjnë edhe vlerësimin e dëmeve. Nga ana e zyrtarëve të  KEDS-it Ramosaj, është njoftuar se janë duke punuar intensivisht për sanimin e problemeve të krijuara ku deri në orët e mbrëmjes besojmë se edhe  këto fshatrat do të kenë energji elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …