Në Ditën Botërore të Personave të Moshuar, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ishte pjesë e diskutimit të organizuar nga Shoqata Hareja për qytetarët e moshuar në komunën e Rahovecit, ku u bë edhe prezantimi i projektit “Fuqizimi i grave të moshuara, provimi i shëndetetit, tejkalimi i vetmisë.”
Në fjalën e tij kryetari Latifi ka thënë se kujdesi ndaj të moshuarve është obligim i gjeneratës sonë, prandaj ne në vazhdimësi do të përpiqemi që të bëjmë ato që kemi mundësi, që të moshuarit tanë, mos t’i lëmë pa pëkujdesje e në vetmi. Nevojiten veprime dydimensionale, në aspektin e ndihmës ekonomike si dhe në aspektin e mbështetjes sociale.
Programi ynë qeverisës ka paraparë veprime konkrete për të moshuarit, gratë e ata pa përkujdesje sociale e shoqërore. Ne kemi në plan që ofrojmë strehim të qëndrueshëm, përmes subvencionimit të qirasë, por edhe banesa për ata që jetojnë në kushte të rënda ekonomike e pa përkujdesje. Gjithashtu, me organizata bashkëpunuese, do të promovojmë që të organizojmë edhe përkujdesje në baza periodike për të moshuarit e komunës, ka thënë kryetari Latifi, i cili ka falënderuar për ftesën Shoqatën Hareja, si dhe për tematikën e qëlluar që është shtjelluar, në mënyrë profesionale.