MKRS

Procesi i licencimit është transparent dhe profesional

Departamenti i Sportit të MKRS-së reagon ndaj shkrimit të botuar të premten në gazetën Koha Ditore me titull “FBK-ja dyshon në procesin e licencimit të federatave” të autorit Faton Polisi. Ky shkrim është tendencioz dhe i bërë me qëllim të degradimit të proceseve të rëndësishme të sportit të Kosovës.

Departamenti i Sportit dëshiron të sqarojë opinion publik se procesi i licencimit të federatave, ashtu siç kemi bërë të ditur në disa raste, ka qenë shumë transparent dhe është vlerësuar maksimalisht nga të gjitha organizatat sportive kryesore të Kosovës.

Departamenti i Sportit dëshiron të sqarojë opinion publik se DS-ja ka themeluar komisione profesionale për vlerësimin dhe ekzaminimin e dokumentacionit të federatave në bazë të kritereve të Udhëzimit Administrativ Nr:02/2015 mbi Themelimin dhe Licencimin e Federatave dhe Shoqërive, i aprovuar më 16/03/2015.

Për të gjitha federatat e licencuara deri më tani, ashtu sikurse edhe për ato që janë në procedurë të licencimit, zbatohen kritere dhe standarde të barabarta dhe të vlefshme për të gjithë.

Për Departamentin e Sportit është krejtësisht e pakuptimtë që një federatë si Federata e Basketbollit, e cila edhe vetë ka qenë pjesë e licencimit, të vlerësojë procesin.

Departamenti i Sportit është i përkushtuar që të punojë në përmirësimin e kushteve për sportin e Kosovës dhe për këtë arsye ka iniciuar një varg reformash, me çka ka krijuar lehtësira për funksionim e sportit të Kosovës.

Shkrimet e tilla që përhapin dezinformata dhe të pavërteta nuk i shërbejnë sportit dhe avancimit të tij të mëtejmë thuhet në reagimin e MKRS-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …