U realizua Aksioni për largimin e mbeturinave nga depozitë ilegale në komunën e Shtimes

Në organizimin të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe të Organizatës gjermane GiZ si dhe me iniciativën e qytetarëve është bërë pastrimi i kompleksit të pishave në Shtime dhe i ambientit në fshatin Zborc ku kanë ekzistuar deponi të egra të mbeturinave.

Pastrimi është bërë me ndihmën e qytetarëve ku kanë marrë pjesë edhe nxënësit e Shkollës Profesionale, kompania “ Pastërtia” dhe kompania “ Ardhmëria “, në Shtime.

Ky aksion është realizuar në kuadër të garës “ Për mjedis të pastër “, që është një nga kriteret për përfitimin e donacioneve nga organizata gjermane GIZ.

Sipas drejtoreshës së Drejtorisë për Shërbime Publike, znj. Ardiana Rama, qytetarëve, tani e tutje, u është bërë e ditur se nuk është e lejuar të krijojnë deponi të egra të mbeturinave pasi që janë paraparë edhe masa ndëshkuese për këtë. Përkujdesjen për këtë, konform Udhëzimit në fuqi, do ta bëjë inspektorati komunal, i ndihmuar edhe nga policia.

Sipas saj, qytetarët janë të obliguar që të përfshihen në sistemin e pagesës për largimin e mbeturinave nga kompania “ Pastërtia “, e cila do të kujdeset për marrjen e mbeturinave në vendbanimet e tyre, pasi qytetarët të fillojnë pagesën.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …