Programi që realizohet dhe premtimet që mbahen

Nga Sheshi Qendror i Qytetit të Rahovecit, projekti më i madh në historinë e komunës i financuar nga buxheti komunal, Kryetari Smajl Latifi hapi fushatën e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Para qytetarëve, miqve, mbështetësve e bashkëpunëtorëve të tij, ai prezantoj vizionin për mandatin qeverisës 2025-2029.

Me investime të shumta e mbështetje të qytetarëve, Rahoveci ka ndryshuar shumë ndër vite. Njerëzit punëtorë, fisnikë e bujarë të komunës sonë, kanë ecur përpara, krah nesh, me punë e investime, biznese e projekte, por edhe me krijimtari e prodhimtari, tha në fjalën e tij para simpatizantëve të AAK-së, kryetari Latifi.

Por, nuk është koha për t’u vetëmjaftuar me sukseset. Ne shohim një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e komunës sonë, me investime të reja, të mirëmenduara dhe strategjike. Prandaj, Puna Nuk Ndalet, por merr një dimension të ri, sidomos me investime në agroturizëm, infrastrukturë e urbanizëm, arsim, shëndetësi e në projekte për gratë e të rinjtë tanë kreativë.

Ne kemi programin që realizohet dhe premtimet që mbahen, por kemi edhe vullnetin e palëkundur dhe dashurinë e pamatshme për komunën tonë!

Do të shihemi, takohemi e diskutojmë gjatë këtij muaji me përplot angazhime e aktivitete, tha në fund të fjalës së tij, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Të dielën, më 14 shtator, në ora 18:00, ju ftojmë që të mblidhemi së bashku në sheshin e qytetit të Rahovecit

Të nderuar qytetarë të Rahovecit, miq e bashkëqytetarë të dashur! Të dielën, më 14 shtator, …