Projekti i ndriçimit nëpër lokalitete e Vitisë është në përfundim e sipër

Punimet në ndriçimin e rrugëve të lokaliteteve të komunës së Vitisë, kanë hyrë në fazën përfundimtare, kështu që tanimë gati do të finalizohet ky projekt. Derisa në disa lokalitete veç kanë përfunduar punimet, në disa të tjera po bëhen punët përfundimtare që sa më shpejt edhe të përmbyllet suksesshëm ky projekt. Aktualisht projekti i ndriçimit përfshin fshatrat Remnik i Ri, Sadovinë e Jerlive, Tërstenik, Fshat i Ri, Devajë, Goden i Ri, Smirë, Kabash, në rrugën „Hebib Sejdiu“ dhe rr. „Kerem Lewton“ në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …