OVLUÇK ka reaguar ndaj reaguar ndaj fyerjeve të bëra kundër ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Pejë, ka reaguar ashpër kundër fyerjeve të bëra ndaj ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj dhe familjes së tij. Në reagimin thuhet se këto deklarata tejkalojnë çdo kufi të pranueshëm njerëzor, dhe se ato janë jo vetëm sulme personale ndaj tij por edhe goditje të drejtpërdrejta ndaj figurave që përfaqësojnë sakrificën, qëndresën dhe idealin e lirisë në Kosovë. “Ramush Haradinaj është prej heronjve të gjallë të këtij vendi, ndërsa familja e tij përfaqëson një shtyllë të fortë vlerash kombëtare, të ndërtuara mbi nderin, guximin dhe përkushtimin ndaj atdheut. Ata që përdhosin emrat e lidhur me çlirimin nuk duhet të presin mirëkuptim apo mëshirë” thuhet mes tjerash në reagim. Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Pejë, i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të trajtojnë me seriozitet maksimal rastin dhe të ndërmarrin masa ligjore ndaj personit përgjegjës, duke përfshirë edhe paraburgimin.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …