Publikohet agjenda e aktiviteteve në nderim të dëshmorëve të kombit: Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj

Komuna e Deçanit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për nder të përvjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj.

Më 16 Prill do të bashkohemi në Gllogjan për të kujtuar dhe nderuar veprën e atyre që dhanë gjithçka për Kosovën.

E mërkurë me 16 prill 2025

Ora 10.00 Homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Ora 10.10 Nisja në marshin “Shtegu i Lirisë” nga Gllogjani deri të vendi i rënjes në Maznik

Ora 12.30 Homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve në Maznik

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj me Stacionin e Ri të Autobusëve – model në gjithë vendin

Një nga projektet më të veçanta të Komunës së Ferizajt dhe e domosdoshme për krijimin …