Qëllimi i Komunës së Deçanit për të arritur  rezultate në punë dhe suksese në mësime nuk ka të ndalur

Edhe përkundër pandemisë COVID-19, qëllimi i Komunës së Deçanit për të arritur  rezultate në punë dhe suksese në mësime nuk ka të ndalur. Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ju dorëzua projektrregullorja për çmimin “Nijazi Ferizi” – shkolla më e mirë. Projekti i është dorëzuar nga Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj dhe koordinatori i projektit, Drejtori Shaban Mehmetaj. Ky projekt është propozuar nga vet Kryetari Ramosaj, që të jetë motiv për shkollat e Komunës së Deçanit, për arritje të larta në punë dhe suksese në mësime. Rregullorja është punuar nga drejtorë shkollash dhe ekspertë në fushën e arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …