Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, shënoi ditën e shkollës

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, të premten ka shënuar ditën e shkollës, ku krahas familjes së dëshmorit Kujtim Krasniqi, nxënësve, mësimdhënësve dhe menaxhmentit  të shkollës, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i arsimit, Avdi Morina, përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe mysafir nga shkollat profesionale të vendit.

Fillimisht, për të arriturat e shkollës  foli zëvendës drejtori i Qendrës së Kompetencës, Januz Kastrati. Sipas Kastratit, në këtë shkollë aktualisht mësojnë 846 nxënës, kurse sukseset nuk kanë munguar në fusha të ndryshme. Ndërsa edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fjalën e rastit, i ka uruar të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës profesionale.

Në shënimin e kësaj dite të shkollës, janë shpallur edhe nxënësit më të mirë dhe mësimdhënësit, përkatësisht kujdestarët më të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …