Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për hapjen e Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës

Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës se Kosovës  ndër të tjerash është vendos për rifillimin e transportit ajror dhe hapjen e ANP “Adem Jashari”. Rifillimi i fluturimeve komerciale do të rifilloj me 28 qershor me masa te shtuara te sigurisë dhe shëndetit.

Megjithëkëtë, në draft-vendim theksohet se rifillimi i transportit ajror dhe hapja e aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”, bëhet vetëm për vijat e rregullta të domosdoshme që kthehen brenda ditës, me masa të shtuara të sigurisë dhe shëndetit.

Udhëtarët që hyjnë në Kosovës, sipas këtij dokumenti, rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 4 ditë.

Ftojmë të gjitha kompanitë ajrore, agjencionet e udhëtimit si dhe ANP “Adem Jashari” të mos japin informacione te ngutshme lidhur me linjat pa aprovim paraprak nga ministria e Infrastrukturës.

Ministria e infrastrukturës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike do  ti informoj me kohë udhëtarët dhe kompanitë ajrore për procedurat e mëtutjeshme për realizimin e udhëtimeve përmes ANP “Adem Jashari”

Fluturimet për dhe nga Prishtina ishin ndaluar në mes të muajit mars kur kishte shpërthyer koronavirusi.

Kontrolloni gjithashtu

Lis Zeneli dhe Jana Pllana fitues të edicionit të sivjemë të Diamond Fest

Festivali i këngës për fëmijë “Diamond Fest” mbajti edicionin e sivjemë me pjesëmarrje të dhjetëra …