Rahovec: Thirrje për Aplikim për përkrahje të fermerëve me pleh artificial

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e komunës së Rahovecit fton të gjithë fermerët nga kjo komunë që të aplikojnë për përfitimin e plehut artificial.

Do të përkrahen të gjithë sektorët, përveç kulturave të cilat mbështeten nga MBPZHR me pleh artificial (gruri, misri, patatja dhe fasulja monokulturë).

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë fermerët për përfitimin e plehut janë:

Të jetë banor i komunës së Rahovecit;

Të jetë fermer i regjistruar (NIF);

Të ketë të shlyera obligimet ndaj Komunës;

Të jetë kultivues i prodhimeve bujqësore;

Të jetë i gatshëm të nënshkruajë marrëveshje me Komunën e Rahovecit dhe të marrë përsipër participimin prej 20%.

Aplikacioni merret online ose në zyrat e DBPZHR-së.

Për më shumë informacione, klikoni në linkun e publikuar në faqen e komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Qeni endacak që i sulmoi mjekët e QKUK-së "është arrestuar", është dërguar në mbajtje(!)

Kryetari Rama thotë se ka ftuar të gjitha partitë për koalicion, dhe pret përgjigjjen e tyre

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është në komunikim me paritë …